Në institucionet shëndetësore në Mitrovicë shpërndahen postera me mesazhe kundër dhunës në familje

04 dhjetor 2020 | 11:52

Në kuadër të zhvillimit të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Mekanizmi Koordinues kundër dhunës në familje ka realizuar aktivitetin e radhës me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Me këtë rast, drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, Erseka Hasanaj-Barani dhe koordinatorja e Mekanizmit kundër dhunës në familje, Besa Veseli, kanë vizituar institucionet shëndetësore, ku në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet dhe në disa AMF kanë bërë shpërndarjen e posterave, ku janë të paraqitura përgjegjësitë e profesionistëve shëndetësor për raportimin e dhunës në familje.

Ky aktivitet është financuar nga Organizata “UN Women”, dhe posterat e përgaditur kanë qenë në katër gjuhë; gjuhën shqipe, turke, rome dhe serbe.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me…