Në Iran ekzekutohet një 18-vjeçar
Raportimet nga Irani kanë bërë me dije se në këtë vend është ekzekutuar një 18-vjeçar, i cili ishte dënuar për dhunim dhe vrasje të një vajze të vogël kur ishte në moshën e adoleshencës.
Thuhet se Irani e ka marrë një hap të tillë pavarësisht thirrjeve të Kombeve të Bashkuara dhe organizatës Amnesty International për ndalimin e ekzekutimit të tij.
Shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili për provincën e Teheranit ka thënë se ekzekutimi është kryer të enjten në mëngjes, bazuar në raportimet e medieve lokale.
Amirhossein Pourjafar, ishte vetëm 16-vjeçar kur ishte dënuar me vdekje në shtator të vitit 2016, për veprat dhunim dhe vrasje të një vajze gjashtëvjeçare të komunitetit afgan në Iran.
Fillimisht ekzekutimi i Pourjafar ishte planifikuar për muajin tetor të vitit të kaluar, mirëpo vendimi ishte shtyrë për shkak të presionit ndërkombëtar, raporton “Rel”.
Amensty Inernational i ka kërkuar Teheranit të ndalojë vdekjen e Pourjafar, duke thënë se Irani ishte nënshkruese e një traktati ndërkombëtar për ndalimin e ekzekutimit të personave që kryejnë krime nën moshën 18-vjeçare.
Iran ndëshkon me vdekje rastet e lidhura me dhunim, vrasje dhe trafikim të drogës.