Në ishullin Capri të Italisë nuk lejohen gjësendet plastike
10 maj 2019
| 10:58
Turistët që do ta vizitojnë ishullin Capri në Itali nuk duhet të marrin asgjë plastike me vete, ndryshe do ta pësojnë. Ligji i ri thekson se ndalohen çantat plastike, pjatat, gotat dhe çdo gjë tjetër.
Nëse shihet dikush me to, mund të gjobitet me 500 euro.
Ndalimi filloi këtë muaj me qëllim për ta mbrojtur bregun dhe tokën. Kryebashkiaku Giovanni de Martino e ka mirëpritur këtë vendim.