Në Islandë dhurata më e mirë është libri
26 dhjetor 2017
| 12:21
“Më mirë mos të kesh një palë këpucë sesa mos të kesh një libër”, thotë një shprehje e vjetër islandeze. Në Islandë dhurata ideale për Krishtlindje është një libër. Mbrëmjen e 25 dhjetorit islandezët e kalojnë duke lexuar dhe duke ngrënë çokollata derisa t’u mbyllen sytë.