Në Istog burri dhe gruaja rrahen mes vete
08 shkurt 2024
| 08:47
Një burrë dhe një grua janë shoqëruar në stacionin policor në Istog.
Ata dyshohet se të mërkurën, më 7 shkurt, janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje.
Sipas njoftimit, ata i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore njëri-tjetrit dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.