Në Istog shënohet edhe një rast me koronavirus

26 prill 2020 | 00:19

Në komunën e Istogut është konfirmuar edhe një rast me koronavirus. Rasti në fjalë vie nga fshati Gurrakoc i Istogut.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës,  ka njoftuar se edhe komuna e Kaçanikut tashmë është përfshirë në listën e komunave me të prekur nga COVID-19.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog”, thuhet pos tjerash në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas…