Në Itali votohet për uljen e numrit të deputetëve dhe senatorëve
Italianët votojnë të dielën dhe të hënën nëse do të ulin numrin e anëtarëve të parlamentit të vendit.
Zgjedhësit do të vendosin nëse do të ulin numrin e anëtarëve të Dhomës së Deputetëve nga 630 në 400 dhe numrin e senatorëve nga 315 në 200.
“Unë votova pro. Sipas mendimit tim sot shumica do të votojë po, sepse ne jemi lodhur së ushqyeri këta mjeshtra. Është më mirë nëse ata qëndrojnë në shtëpi”, tha Gianni Giampietro nga Roma.
I planifikuar fillimisht për në 29 mars, referendumi u shty për shkak të përhapjes së pandemisë dhe bllokimit pasues.
“Unë votova kundër, sepse besoj se ky referendum është një sulm i fortë kundër demokracisë. Unë dua të përfaqësohem më shumë, jo më pak, kjo është arsyeja që votova: jo. Në të kundërt, do t’u jepet më shumë pushtet sekretarive të partive dhe më pak pushtet për përfaqësuesit e njerëzve”, tha Marco nga Roma.
Disa votues besojnë se referendumi nuk është i organizuar në një mënyrë kuptimplotë. Barbara nga Roma tha, “Unë votova ‘jo’, sepse për mendimin tim kjo nuk është një reformë e mirë-strukturuar. Edhe nëse do të doja të shihja një zvogëlim të numrit të parlamentarëve, kjo nuk është mënyra për ta bërë këtë, për mendimin im.”
Vënia e maskave dhe mbajtja e distancës fizike është e detyrueshme në qendrat e votimit. Rezultatet pritet të hënën. Zgjedhjet lokale po zhvillohen gjithashtu në rajone të ndryshme në të gjithë vendin.