Në Jabllanicë të Bosnjës shpallen tre ditë zie për viktimat e vërshimeve
06 tetor 2024
| 13:48
Kryetari i Komunës së Jabllanicës së Bosnjës, Damir Shabanoviq, i ka shpallur ditë zie për viktimat e vërshimeve në këtë zonë.
Ditët e zisë shënohen me uljen e flamujve në gjysmështizë në objektet e komunës dhe institucioneve publike të themeluara nga komuna e Jabllanicës.
Deri më tani, trupat e 15 personave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjiqit, ndërsa kërkimet janë ende në vazhdim për 10 deri në 15 persona të zhdukur, raporton “Aljazeera Balkans”.