Në Jagodë të Klinës vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit për ujitje

25 tetor 2019 | 16:07

Në fshatin Jagodë të Komunës së Klinës janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e kanalit për ujitje. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, i pranishëm ishte edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina. Me këtë rast, ai ka thënë se investimet e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë.

Sipas drejtorit Morina, ujitja e fushës së këtij fshati, kontribuon në rritjen e rendimenteve dhe stabilizimin e prodhimit të bimëve.

Ndërsa këto projekte kanë avantazh në sigurimin e prodhimit të lartë dhe të cilësisë, pavarësisht nga kushtet klimatike të vitit, si dhe cilësinë e prodhimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe Ambasada e Britanisë së…