Në janar mbushi 50 vjeçe, këngëtarja e famshme: Kam qarë si një foshnje

23 shkurt 2021 | 12:51

Në janar mbushi 50 vjeçe, këngëtarja e famshme: Kam

Artistja e famshme, Mary J. Blige ka zbuluar së fundmi se ka “qarë si një foshnjë” gjatë një interviste virtuale në episodin e së martës në Ellen.

Teksa i uroi ditëlindjen edhe publikisht, drejtuesja e emisionit e pyeti Blige se si ndihej tani që është 50 vjeçe. Ajo tha se ishte emocionuese.

“Ndihem shkëlqyeshëm. Kur ora shkoi 12 e natës, unë vetëm qava si një foshnje, sepse bëra 50. Kam kaluar ferr në jetën time dhe të arrija 50 vjeç ishte thjesht e bukur. Familja dhe miqtë ishin pranë, ishte thjesht bukur”, tha këngëtarja e famshme.

Mary e festoi ditëlindjen me miqtë dhe familjen në Turks dhe Caicos, ndërsa Ellen postoi disa foto të saj ku shfaqej seksi me bikini.

Ndërkohë gjatë intervistës, këngëtarja ka rrëfyer se gjatë karantinës ka dëgjuar disa këngë të saj për herë të parë.

Në janar mbushi 50 vjeçe, këngëtarja e famshme: Kam

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Synergy Sports” ka lidhur partneritet shumëvjeçar me Federatën e Basketbollit…