Në Japoni bie shi me ngjyrë të zezë
10 mars 2020
| 11:25
Pas publikimit të lajmit se ka rënë shi me ngjyrë të zezë në disa pjesë të Japonisë, menjëherë kanë filluar të qarkullojnë teori të ndryshme lidhur me këtë, duke filluar nga mbetet bërthamore, ndotja e ajrit e deri te koronavirusi.
Autoritetet e disa qyteteve ishin “bombarduar” me fotografi nga qytetarët që u kishin dërguar pamje kur binte shi me ngjyrë të zezë, në veçanti në prefekturën e Saitamas.