Në Jarinjë dhe në Merdare serbët bllokojnë kamionët nga Kosova
Në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.
Institucionet e Kosovës kanë njoftuar se ata qytetarë që kanë hyrë tashmë në Serbi duhet t’i përdorni pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
“Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.