![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Lutfi-Haziri-3.jpg)
Në javën e ardhshme priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara
10 gusht 2020
| 08:44
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.
Në një prononcim për “Kanal 10”, Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare.
“Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri. Ai s’e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t’i bashkohet PDK-ja, qeveria do të mbetet.