
“Ne jemi në gjykatë, jo në ‘Facebook’”, avokati i Veselit përplaset ashpër me prokurorinë në Hagë
25 shkurt 2025
| 11:12
Dëshmia e Ismet Tarës vazhdon të krijojë tensione në Hagë.
Atje, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, është përplasur me prokuroren.
Kjo pasi Prokuroria tha se dëshmitari Tara ka shkruar në “Facebook” se do të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes.
Këtu reagoi ashpër avokati.
“Ne jemi në gjykatë, jo në Facebook”, ka thënë ai.