Ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë
24 prill 2020
| 09:17
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar rezistencë të partisë së saj teksa vendi po pret të bëhet me qeveri të re. “Edhe unë rezistoj kundër së keqes, kundër pazareve me territor, kundër përmbysjes së rendit kushtetues, kundër krimit, kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së votës, kundër banditëve, kundër atyre që vjedhin shpresën”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.
“Lista e arsyeve për të rezistuar është e gjatë, kurse e drejta jonë për rezistencë paqësore, e garantuar. Ne kemi dinjitet, andaj dhe rezistojmë. E ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë”, ka shprehur mendimin ajo.