Në Kalabri themelohet Shoqata Ndërkulturore – Ndërkombëtare “Zef Kakoca”
22 korrik 2021
| 13:37
Këngëtari Ilir Shaqiri ka njoftuar se në Kalabri është themeluar Shoqata Ndërkulturore – Ndërkombëtare “Zef Kakoca”.
Ilir Shaqiri është njëri nga themeltarët e kësaj shoqate.
“Kënaqësi të jem njëri nga themeltarët e saj, bashkë me Italo Elmon, Andrea Kokerin, Arben Veselajn dhe të tjerë, për të kontribuar në ruajtjen, ndriçimin dhe transmetimin e veprës madhore të poetit dhe kantautorit arbëresh Zef Kakoca, ndër breza!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” këngëtari Ilir Shaqiri.