Në Kamenicë fillon faza e aplikimit për pagesa direkte-subvencione

20 korrik 2020 | 15:40

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZh) në Kamenicë ka njoftuar të gjithë fermerët se nga e hëna ka filluar faza e aplikimit për pagesa direkte-subvencione për këtë vit.

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të përfundojë sa më mirë për fermerët e Kamenicës.

Drejtori i DBPZh-së, Naim Arifi, ka thënë se aplikimi do të kryhet në zyrat e kësaj drejtorie në Kamenicë dhe se do të zgjatet orari për pranimin e aplikacioneve.

“Është marrw vendim që nga sot të punohet me orar të zgjatur duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 18:00 si dhe do të punohet edhe ditën e shtunë duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00, që t’i pranojmë aplikacionet. Po ashtu, kërkojmë nga fermerët që t’i respektojnë rekomandimet e IKShPK-së, të mbajnë distancë dhe maska që të ruajmë shëndetin tonë”, ka thënë Arifi, duke shtuar se fermerët që nuk janë të pajisur me maska nuk do të pranohen për të kryer shërbimin e aplikimit. Procesi i aplikimit për subvencione do të zgjasë deri më 8 gusht të këtij viti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton konsumatorët, se si pasojë…