Në Kamenicë hapet ekspozita multimediale “Tribunali i Hagës: Rasti i Kosovës 1998-1999”
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë dhe përkrahjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, kanë bërë hapjen e ekspozitës multimediale “Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ): Rasti i Kosovës 1998-1999”.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se kjo ekspozitë prezanton hetimet, rekonstruktimet dhe ndjekjen e krimeve në Kosovë. “Nëntë videot e paraqitura në kohëzgjatje prej 97 minutash, ofrojnë dëshmi për negociatat e dështuara dhe fillimin e konfliktiti në Kosovë, ka thënë Kastrati. Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur deri të premten nga ora 09:00 deri në ora 16:00, në palestrën e qytetit të Kamenicës.
Me këtë rast, Komuna e Kamenicës ka ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në ekspozitë.
/Epoka e re/