Në Kamenicë pastrohet nga mbeturinat hapësira e dëmtuar nga qytetarët
19 shkurt 2020
| 15:48
Pas raportimeve nga qytetarët për hedhjen e mbeturinave mbrapa Shtëpisë së Kulturës te rruga “Nënë Tereza” në Kamenicë, Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat (DShPAI) ka dalë menjëherë në terren.
Zyrtarët e kësaj drejtorie kanë bërë pastrimin e kësaj pjese nga mbeturinat e hedhura nga qytetarët, edhe pse po e njëjta drejtori ka vendosur shenjat se ndalohet hedhja e mbeturinave në këto pjesë.
“Pas pastrimit të saj, DShPAI dhe Komuna u bën lutje qytetarëve që të kenë kujdes në hapësirat publike, sepse një mos respektim i tillë nënkupton gjoba”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.