Në Kamenicë rrugët janë të kalueshme
07 shkurt 2020
| 13:43
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se të premten të gjitha rrugët kryesore në këtë komunë kanë qenë të hapura nga bora.
Kjo ka ardhur si rezultat i angazhimit dhe punës së palodhshme të kompanisë së kontraktuar, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
“Kompania kontraktuese bashkë me ekipet e tjera do të ndërhyjnë në këto lokalitete: Busavatë në Lagjen Prokurogja, Tërstenë, Lisockë, Krinidell, Marocë dhe Karaqevë. Lusim të gjithë qytetarët të tregojnë mirëkuptim”, është thënë në njoftimin e kësaj komune.
/Epoka e re/