Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e videoinxhinierit të “Al Jazeera”-s
Televizioni Al Jazeera ka njoftuar se në sulmin izraelit në Jabali, janë vrarë 19-anëtar të familjes së njërit prej video-inxhinierëve të këtij mediumi Mohamed Abu Al-Qumsana.
Në këtë sulm është vrarë babai i Mohmaedit, dy motrat, tetë nipat dhe mbesat, vëllai i tij, gruaja e vëllait dhe katër fëmijët e tyre, kunata tjetër dhe daja, transmeton Telegrafi.
“I shprehim ngushëllime Mohamedit dhe familjes së tij dhe solidarizohemi me të në këtë momente pikëllimi, dhe bëjmë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi për këtë vrasje të pakuptimta të njerëzve të pafajshëm”, thuhet në kumtesën e televizionit.
“Këto krime të Izraelit kundër civilëve nuk duhet kaluar pa përgjigje dhe të përballen me drejtësinë ndërkombëtare”, u tha ndër tjera.
Në anën tjetër IDF-ja izraelite ka konfirmuar se ka bombarduar kampin e refugjatëve në Gazë, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 civilë.
E këtë sulm e arsyetoi se kishte goditur një objekt brenda të cilit gjendej njëri nga komandantët e Hamasit, të cilit ia zbuloi edhe identitetin dhe fotografinë.