Në ”Karagaq” Peja lëshon fitoren nga duart

29 dhjetor 2022 | 23:08

Klubi i Basketbollit “Peja” ka lëshuar nga duart fitoren prej dy pikëve vetëm 5 sekonda para përfundimit të ndeshjes në kuadër të Ballkan Ligës.

Shqiponjat u mposhtën në palestën e ”Karagaqit” ndaj skuadrës izraelite Hapoel Beer Sheva me rezultat 88-89, shkruan “Epoka e re”.

Ndeshja pas katër çerekeve lojë përfundoi me barazim 77-77, ku vazhdoi edhe me pesë minuta shtesë.

Në vazhdime u zhvillua një dramë e madhe ku Peja ishte duke udhëhequr deri në sekondat e fundit, por kur mbetën edhe 1.4 sekonda lojë, basketbollistët e Beer Shevas arritën të shënojnë për tre pikë, duke e fituar ndeshjen.

Kjo ishte humbja e parë për Pejën në Ligën Ballkanine kurse Beer Sheva mbetet ende e pamposhtur nga pesë ndeshje sa kanë zhvilluar deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher…