Në Kardiokirurgji të QKUK-së kryhet një operacion i trefishtë dhe i komplikuar

21 tetor 2021 | 09:05

Mjekë kardiokirurgë bashkë me anesteziologët në Klinikën e Kardiokirurgjisë të QKUK-së kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

Pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare i është nënshtruar intervenimit të zëvendësimit të dy valvulave dhe bypasseve aortokoronare.

Pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

Pacientja kishte vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar planet për të…