Në Katar, sot hedhet shorti për Kupën e Botës – FIFA – 2022
Shkruan: Elmedina Ismajli
Sot 1 prill (e premte) në Doha bëhet hedhja e shortit përfundimtar për Kupën e Botës FIFA Katar 2022™, e cila do të mbahet në fund të këtij viti, në tetë stadiumet e shtetit të Katarit për Kupën e Botës.
Qendra e Ekspozitave dhe Konventave në Doha ka organizuar nga dje një ceremoni për hedhjen e shortit me pjesëmarrjen e më shumë se 2000 të ftuarve, pas së cilës skuadrat pjesëmarrëse do të mësojnë për grupet në të cilat do të garojnë dhe do të përcaktojnë rrugën e secilës skuadër drejt finales së ardhshme më 18 dhjetor, në stadiumin Lusail, i cili mund të strehojë tetëdhjetë e pesëmijë tifozë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka përsëritur se Kupa e Botës, FIFA-Katar 2022 do të jetë ngjarja më e mirë dhe më e këndshme në botë. Presidenti i FIFA-s tha se pesë miliardë njerëz do të shohin Kupën e Botës 2022, përveç tre milionë njerëzve që do të vijnë në Katar.
Ai tha se ngjarja do t’i japë botës arabe mundësinë për të treguar se çfarë mund të ofrojë, dhe që njerëzit në mbarë botën të njohin kulturën arabe.
Në një fjalim në Kongresin e 72-të, të FIFA-s, Infantino preku temën e të drejtës së Katarit për të organizuar Kupën e Botës.
Ai theksoi se që nga marrja e presidencës së FIFA-s në vitin 2016, ka folur me zyrtarë në Katar dhe ka punuar së bashku për të adresuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtën për organizim, veçanërisht të drejtat e punëtorëve.
Duke pasur parasysh se e vetmja mënyrë përmes së cilës mund të bëhet një ndryshim pozitiv është përmes dialogut, komunikimit dhe angazhimit, gjë që e ka bërë shteti i Katarit që në fillim, dhe duke bërë gjithçka që është e nevojshme për të sjellë ndryshimet e kërkuara.
Tifozët e futbollit nga e gjithë bota vazhdojnë të përgatiten për udhëtimin në Katar, i cili do të jetë dëshmitar i versionit më të ngushtë në historinë moderne të Kupës së Botës, pasi tetë stadiumet që presin ndeshjet e turneut janë të vendosura pranë qendrës së Dohas, dhe distanca më e gjatë midis dy stadiume nuk kalojnë një orë. Kjo siguron që tifozët, lojtarët dhe zyrtarët të jenë gjithmonë në qendër të eventit 28-ditor, duke filluar me ndeshjen hapëse në stadiumin Al Bayt më 21 nëntor. Natyra e ngushtë e Katarit ofron gjithashtu një mundësi të rrallë për tifozët që të ndjekin më shumë se një ndeshje në një ditë gjatë fazave të hershme të turneut.
Pra vetëm pak orë na ndajnë për shortin përfundimtar për të zbuluar grupet e edicionin të shfaqjes globale të futbollit, Qatar – FIFA-2022.