“Në kërkim të Venerës” kthehet “në kërkim të Oscar-it” për Kosovën

15 dhjetor 2022 | 19:44

“Në kërkim të Venerës” është filmi me të cilin Kosova niset këtë vit drejt nominimeve të “Oscars 2023”.

“Adoleshentja e qetë dhe e heshtur me emrin Venera jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në shtëpi, ku tre breza po zvarriten së bashku në një shtëpi të vogël, ajo nuk ka aspak privatësi” – është kjo historia që ky film shqiptar trajton.

Mes shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare të fituara, filmi “Në kërkim të Venerës” u përzgjodh nga Qendra kinematografike e Kosovës (QKK) si propozim i Kosovës për nominimet e çmimeve të Akademisë së Filmit, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në një intervistë për Telegrafin, regjisorja e filmit Norika Sefa flet për rrugëtimin e suksesshëm të tij deri më tani, tematikën e veçantë që skenari trajton si dhe pritshmëritë e saj për të arritur dëshirën e madhe, atë të nominimit për një çmim “Oscar”.

Norika, ju jeni regjisore e filmit “Në kërkim të Venerës”, i cili ka bërë bujë të madhe duke fituar çmime të ndryshme kinematografike. Na rrëfe pak në pika të shkurtra historinë e filmit?

Norika Sefa: Venera, një vajze e re, jeton në një vend të vogël në Kosovë. Në shtëpinë e vogël, tre breza janë vazhdimisht nën këmbët e njëri-tjetrit, kështu që ajo nuk ka aspak privatësi. Edhe jashtë, në rrugë dhe në kafene, nuk është shumë më mirë: fshati është i vogël dhe gjithmonë është një vëlla, nip ose fqinj që e shikon dhe e gjykon./ Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë, Ragmi Mustafa, ka…