Në këtë ditë përkeqësohet moti
24 tetor 2019
| 10:18
Në fund të kësaj jave, temperaturat në vendin tonë pritet të pësojnë ulje, dhe të fillojnë reshjet e shiut, kështu ka bërë të ditur eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.
“Temperaturat e larta në vendin tonë do të mbizotërojnë deri në fund të kësaj jave. Pastaj pritet ulje e temperaturave, priten edhe riga të dobta shiu”, tha Tahirsylaj.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu.