Në këtë komuna janë paraqitur rastet e reja me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 141 rastet e reja me Covid-19 janë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Podujeva, Vitia, Mitrovica, Vushtrria, Gjakova, Fushë Kosova, Kamenica, Lipjani, Prizreni, Rahoveci, Obiliqi, Drenasi, Kaçaniku, Klina, Shtimja, Peja, Malisheva, Skenderaj, Suhareka, Deçani, Zubin Potoku dhe Dragashi.
Sipas statistikave të prezantuara nga IKShPK-ja, Prishtina vazhdon të prinë me numrin më të madh të rasteve.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)