Në këtë natë të madhe, lutemi për shpirtin e më të dashurve tanë që nuk janë fizikisht me ne
Sot është Nata e Madhe, ndërsa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar besimtarët myslimanë për këtë natë.
“Në këtë natë të madhe të Kadrit lutemi që Allahu i madhërishëm të këtë pranuar agjerimin dhe lutjet tona në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit”, ka shkruar kryetari Jashari.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur vëllezër e motra,
Në këtë natë të madhe të Kadrit lutemi që Allahu i madhërishëm të këtë pranuar agjerimin dhe lutjet tona në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.
Lutemi për shpirtin e prindërve e më të dashurve tonë që nuk janë fizikisht me ne, për dëshmorët e martirët tonë që sakrifikuan jetën për lirinë tonë.
Lutemi për mirëqenien e shëndetin e shoqërisë, që sa më parë të kalojmë këtë epidemi e kështu t’i kthehemi normalitetit, punës e angazhimit tonë.
Sonte në këtë natë të madhe falënderoj gjithë donatorët e shumtë që së bashku dje dhe sot ndihmuam me pako ushqimore rreth 4 mijë familje në nevojë.
Përkrahja për familjet në nevojë do të vazhdojë.
Do jemi çdo herë bashkë krah njëri tjetrit!
Iftar të këndshëm, Agjerim të lehtë e të pranuar!