Në këtë odë u hap Ambulanca e parë Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare (Foto)
28 shkurt 2019
| 10:30
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Fadil Beka, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, në të cilën kujton themelimin e Ambulancës së parë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonat e luftës.
Postimi i plotë i tij:
Në këtë odë (tashme e renovuar)në fshatin Ticë, komuna Skendëraj,më 28.02.1998 u themelua Ambulanca e parë Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonat e luftës. Këtu u strehuan dhe u mjekuan ushtarët e plagosur në betejën e Likoshanit-Qirezit: Musa Jashari, Sabit Geci, Sabit Lladrovci e shumë të tjerë.