Në këtë periudhë nuk mund të arrihet konsensusi për dialogun
Politologu Ramush Tahiri ka thënë se dialogu Kosovë –Serbi ka ngecur për arsye se në këtë periudhë partitë politike nuk mund të arrijnë konsensus sa i përket krijimit të një platforme të përbashkët në këtë proces.
Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në një farë forme Kosova ka mbetur në një bllokadë ndërkombëtare pasi nuk po mund t’i kryejë obligimet që i ka marrë.
Duke folur për qeverisjen në vend, Tahiri ka thënë se pozita nuk i ka votat për të ndenjur në pushtet, por as opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë.
Sipas Tahirit, ky është pat pozicioni i keq që nuk po i bën hair Kosovës.
Ai ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja këtë vit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)