Në këtë pjesë të Fushë Kosovës do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm
01 tetor 2019
| 12:26
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) me anë të njoftimi për media ka bërë me dije se pjesa që furnizohet me ujë nga gypi i ri / Fabrika e Trajtimit të ujit Shkabaj deri në Fushë Kosovë, gjatë ditës së nesërme (2 tetor) duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është kyçja e 150konsumatorëve të fshatit Nakaradë në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas KRU “Prishtina”, këta 150 konsumatorë deri më tash janë furnizuar me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, ndërsa nga dita e nesërme do të furnizohen me ujë nga Fabrika e Trajtimit të ujit në Shkabaj.
/Epoka e re/