Në këtë plazh të Shqipërisë shezlloni kushton 200 lekë, mund ta merrni edhe tuajin
28 korrik 2024
| 10:07
Ekziston një plazh në Shqipëri ku çmimi i shezllonit është 200 lekë.
Po në disa plazhe në jug të vendit një shezllong shkon deri në 20 apo 30 mijë lekë (të reja).
Bëhet fjalë për plazhin e Darëzezës ku koha duket se ka ndalur 15 vjet më parë.
Në këtë vend gjen zhezllonge vetëm për 200 lekë, por nëse nuk do, mund të vendosësh çadrën tënde pak më larg dhe merr rreze dielli për ‘shtatë palë qejfe’!
Zgjedhja është e juaja!