Në këtë shtet nuk duan t’ia dinë për koronavirusin
03 prill 2020
| 11:00
Plazhet, parqet dhe rrugët e Sidneit në Australi janë mbushur plot, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Ata kanë injoruar rregullat e distancimit social dhe kanë vërshuar në rrugë, duke përfituar nga moti i ngrohtë.
Gjysmë të zhveshur dhe grupe-grupe ata kanë shijuar kohën, duke shkelur tërësisht rregullat e vendosura nga qeveria. Nuk kanë munguar as gjobat prej 1 mijë dollarëshe nga qeveria për këto shkelje.