Në këtë situatë, marrëveshja është e pamundshme
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se takimi në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialog, është i pamundur momentalisht të sjell marrëveshje për çështjen e veriut.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar të mërkurën takime të ndara me kryenegociatorin e Prishtinës për dialogun, Besnik Bislimin dhe atë të Beogradit, Petar Petkoviq.
Ymeri thotë se takimi është zhvilluar vetëm për të shprehur qëndrimet e tyre dy shtete.
“Po mendoj që trysni ka pasë dhe do të ketë trysni, gjykuar ndaj deklarimeve publike, një lloj trysnie ndaj të dyja palëve, po ka qenë pastaj në shumë kuptime në atë se çfarë mendojmë dhe mendoj se ka pasë një far dallimi në mes asaj që ka thënë BE-ja dhe Uashingtoni por kryesisht ka qenë parandalimi i tensionit të një situate”.
“…në këtë situatë, marrëveshja është e pamundshme, ose duhet të heq orë Serbia nga aplikimi i këtyre tabelave të përkohshme dhe t’i pranojë tabelat e Kosovës, gjë që është e pamundur tash, ose të heq dorë Kosova gjë që edhe kjo po duket e pamundur. vërejtja kryesore që është ndaj Kosovës nuk është zbatimi por mënyra sesi është bërë në veri, vazhdon të jetë problemi që e ka Perëndimi karshi Kosovës”.
Ndërsa sa i përket vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lyden, në Kosovë, Ymeri thotë se është agjendë e planifikuar më parë, nuk është vizitë e veçantë për çështjen e veriut.
“Nuk do të isha çuditë nëse si takim është planifikuar më parë dhe ka rastisë në këtë kohë, nuk mendoj që shtetet e BE-së dhe ShBA-ja e kanë pasë të pritur këtë mënyrë të sjelljes së Kosovës. Pasi tash po duket që nuk kemi pritur përgjigjen e këtyre shteteve për të vepruar. Në këtë drejtim, vizita e Von der Lyden dhe situata nuk kanë qenë të lidhura paraprakisht por tash natyrisht që janë pjesë e diskutimeve”.
Pas takimeve të së mërkurës delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve.
Kurse shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo Beogradi edhe nuk e ka dhënë pëlqimin./EO