Në këtë vend Trump e Kim do të takohen sy më sy (Foto)

05 qershor 2018 | 23:34

Takimi i javës që vjen mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un do të zhvillohet në “Capella Hotel” në ishullin Sentoza në Singapor, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Ne falanderojmë pritësin ton të madh Singaporin për mikërpritjen e tyre”, shkruan në “Twitter” zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Dy liderët pritet të takohen në orën 09:00 (01:00 GMT) në qytet shtetin aziatik, që ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet, përcjell Atsh.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin e Phenianit për armët bërthamore dhe tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotosesioni i fotografive të dasmës përbëhet nga një seri fotografish…