Në këto kanale mund ta ndiqni seancën e mocionit ndaj qeverisë Kurti
25 mars 2020
| 09:26
Mediat nuk do të mund të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për shkak se hapësirën e tyre do ta zënë deputetët shkaku i mbajtjes së distancës.
Njoftimi i Kuvendit:
Në bazë të vendimit të Kryesisë së Kuvendit, të datës 24 mars 2020, për ta vënë në dispozicion të deputetëve të gjithë hapësirën e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, me keqardhje ju njoftojmë se prania mediave në seancën plenare të datës 25 mars 2020 do të jetë e pamundur.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë vjegëzën e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
- Ueb faqes së Kuvendit,
- Kanalit zyrtar të Kuvendit në Youtube, si dhe
- RTK-së si medium publik.