Në këto komuna do të ketë balotazh më 14 nëntor
28 tetor 2021
| 11:03
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.
KQZ-ja ka njoftuar se në raundin e dytë do të ketë zgjedhje në 21 komuna.
“Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot”, ka njoftuar KQZ-ja.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor.
Shpallen rezultatet përfundimtare, këtu mund ta gjeni numrin e votave për secilin kandidat