Në këto momente do të donim që t’i kishim pranë vetes edhe bashkëluftëtarët e Adem Jasharit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me Kryesinë dhe partiakë të tjerë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, për nder të nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Krasniqi tha se sa herë që vijnë në Prekazin e lavdisë së përjetshme e veçanërisht në datat 5,6 dhe 7 mars me përulje dhe me respektin maksimal e përkujtojné luftën dhe sakrificën e komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari.
“Këtu në Prekaz, 24 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës morri forcën që e kërkonte për t’u bërë udhëheqëse e çlirimit të Kosovës dhe për të krijuar pastaj rrugëtimin deri te pavarësia e vendit tonë dhe shtetit që e kemi sot”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se do të kishin dëshirë që të ti kenë pranë edhe bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi të cilët po gjykohen në Hagë.
“Në këto momente do të kishim dëshirë t’i kishim pranë vetës bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe të gjithë të tjerët që sot nuk janë këtu dhe po e vazhdojnë betejën për të drejtën tonë, vërteten tonë dhe për historinë tonë. Por pa dyshim se mbi të gjitha çdo vizitë në Prekaz na shërben për tu frymëzuar dhe për të marrë fuqi që duhet secili njeri që ka marrë një përgjegjësi publike për të bërë punë të mira për vendin dhe për të vazhduar obligimet që kemi për ta ndërtuar një shtet të zhvilluar dhe që i ofron dinjitet secilit qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.