‘Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me popullin çek’
21 dhjetor 2023
| 21:46
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se është i tronditur me sulmin në qendër të Pragës, për të cilin po raportohet të ketë marrë jetën dhe plagosjen e disa qytetarëve.
“Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me popullin çek dhe me familjet e viktimave të këtij sulmi!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Një student i Universitetit të Karlit në Pragë, ka vrarë të enjten 14 studentë dhe ka plagosur 25 të tjerë, 10 prej tyre seriozisht.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, e ka paramenduar sulmin.
Autoritetet e kanë gjetur më vonë trupin e tij të pajetë në ambientet e universitetit.
Ky besohet se është incidenti më i rëndë me të shtëna masive në historinë moderne të Republikës Çeke.