Në Kinë, ende asgjë si më parë, thotë gazetari
Gazetari shqiptar Edison Myrteza, në një lidhje live me “News24”, ka folur për situatën me koronavirusin në Kinë. Ai ka thënë se për ditën e dytë radhazi nuk ka asnjë rast nga brenda vendit të të infektuarve me COVID 19, por janë 39 nga jashtë.
Tashmë, sipas tij, lufta e Kinës është me vendet fqinje dhe rastet nga jashtë dhe vendet që e rrezikojnë më shumë në këtë drejtim janë Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Tajlanda që kanë, gjithashtu, raste të shumta me koronavirus.
Po ashtu, Myrteza thotë se në Pekin dhe Shangai janë hapur kafenetë, dyqanet, urbanet, metrotë apo dhe qendrat tregtare, sigurisht me kontrolle dhe respektim të rregullave.
Ai shprehet se vetëm shkollat nuk janë hapur për shkak se ka një frikë nga fëmijët, por edhe ato në disa provinca të ndryshme do të hapen për ta parë ecurinë e situatës.