Në Kinë hapet festivali i akullit
04 janar 2019
| 10:54
Nëse mendon se i ftohti të bën që të kërcasin dhëmbët, është pjesë e argëtimit kur udhëton, atëherë Festivali Ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës, është vendi ku duhet të jeni.
I vendosur në provincën e Heilongjangut në Kinën veriore, ai është festivali më i madh i borës dhe akullit në botë, e përfshin një mori instalacionesh spektakolare dhe aktivitete të panumërta. Festivali i përvitshëm hapet nga 5 janari e vazhdon deri më 5 shkurt.