Në Kinë s’ka qetësi, COVID-19 infekton të tjerë njerëz
11 prill 2020
| 11:59
Autoritetet kineze kanë raportuar rritje të rasteve të reja të koronavirusit. Shumica e të infektuarve kishin ardhur nga shtetet e huaja.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se të premten janë regjistruar 46 raste të reja të infektimeve, 42 prej të cilave ishin të personave që kanë ardhur nga jashtë.
Masat e ashpra të izolimit, të cilat u vendosën nga muaji janar, tashmë janë larguar. Megjithatë, rastet u përhapen në pjesët e tjera të botës, duke prekur mbi 1.6 milion njerëz.
Megjithatë, autoritetet kineze po frikësohen nga një valë e dytë e infeksioneve, e cila mund të nxitet nga personat e ardhur nga jashtë dhe të infektuarit që nuk kanë simptoma, shkruan “Reuters”.