Në klinikat e QKUK-së dhe spitale po trajtohen mbi 400 pacientë me Covid-19
04 gusht 2020
| 16:40
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 428 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Sipas njoftimit, në klinikat e Qendrës Klnike Univeristare janë të shtrirë 225 pacientë me Covid-19, ndërkaq në spitalet rajonale po trajtohen 203 pacientë të tjerë.
SSHKUK-ja ka treguar se 17 pacientë në gjendje më të rënduar janë vendosur në respiratorë, ndërsa 33 të tjerë në makinat me maskë për frymëmarrje, të njohur me shkurtesën CPAP.
Ndërkaq, 355 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi./rel/