Në Klinikën e Gjinekologjisë për një javë 204 lindje
15 qershor 2022
| 14:59
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për një javë janë kryer 204 lindje, nga to 74 me operacion, thotë raporti javor i punës së kësaj klinike.
Aty, në sallat e operacionit, janë realizuar 21 operacione urgjente, ndërsa janë kryer edhe 21 vizita ambulantore dhe janë ofruar 906 shërbime diagnostike- laboratorike.