Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale për tre muaj u kryen 561 operacione
10 maj 2023
| 11:57
Në tremujorin e parë të vitit 2023, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 561 operacione nga kirurgët abdominalë, në bashkëpunim me anesteziologët nga Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.
Në ambulanca specialistike janë kryer gjithsej 1 mijë e 279 vizita mjekësore.
Stafi mjekësor i asistuar edhe nga infermierët, po ashtu ka kryer edhe 58 kolonoskopi,129 ERCP- teknikë enodoskopike mini-invazive dhe 48 gastroskopi.