Në Klinikën e Onkologjisë fillojnë teknikat IMRT për mjekimin e sëmundjeve malinje, Kurtishi e quan ditë të madhe

28 korrik 2021 | 15:30

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar me teknikat IMRT të rrezatimit në Kosovë.

Kurtishi këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, duke e quajtur ditë të madhe për onkologjinë në Kosovë. “Ditë e madhe për Onkologjinë e Kosovës! Pacienti i parë i Rrezatuar në Aparatin e Ri !. Ecim tutje”, ka shkruar Kurtishi.

Ndryshe, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ditë më parë kishte paralajmëruar se brenda disa ditëve në Klinikën e Onkologjisë do të fillojnë teknikat IMRT të rrezatimit për herë të parë në Kosovë.

Kurtishi kishte njoftuar se teknikat IMRT do të përmirësojnë kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje. “Pas fillimit të shërbimit të Brahiterapise, Teknikat IMRT të rrezatimit e përmirësojnë edhe më shume kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje. Edhe përkundër pandemisë, shërbimet në Klinikën e Onkologjisë po avancojnë. Pacienti- prioritet”, kishte shkruar ditë më parë Kurtishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peshëngritësi Briken Caljes e ka përfunduar garimin në Lojërat Olimpike…