Në Klinikën e Pediatrisë në 2021-n u realizuan mbi 18 mijë vizita ambulatore
13 janar 2022
| 17:13
Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vitin e kaluar ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës me pandeminë Covid-19.
Në bazë të raportit të punës për vitin 2021, janë realizuar 18 mijë e 56 vizita ambulatore dhe 31 mijë e 99 vizita të pranimit-kontrolle.
Gjatë periudhës janar-dhjetor, gjithashtu, janë bërë 856 EKG, 1 mijë e 315 EEG, 2 mijë e 257 Eho të Zemrës, 2 mijë e 574 Eho të Abdomenit, 1 mijë e 192 Eho të Trurit, 593 Eho të Mushkërive dhe 105 Eho të Gjëndrës Tiroide.
Për 12 muaj janë kryer edhe 7 dializa, 49 flowsitometri, 76 punksione dhe 4500 Strisho të Gjakut Periferik.