Në Klinikën e Pulmologjisë, kryhet një nga intervenimet më të rënda
Një pacienti 64 vjeçar, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes i’a kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.
Njoftimi i plotë:

Përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”.
Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies.
Procedura u perballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale.