Në Klinikën e Radiologjisë kryhen 127 mamografi

19 tetor 2021 | 14:04

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se që nga fillimi i tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që ndryshe njihet edhe si ‘Tetori Rozë’, deri më tash, në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 127 mamografi.

“Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit. Gjatë 9 muajve të këtij viti, në kabinetin e shërbimeve të mamografisë janë realizuar 1 mijë e 489 mamografi. Klinika e Radiologjisë angazhohet që gratë të vetëdijesohen për sëmundjet e gjirit dhe vijnë gjatë tërë vitit për kontrollime me mamografi, jo vetëm gjatë muajit tetor”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e martë deri të premten do të zhvillohet…