Në Klinikën Infektive, 9 raste me koronavirus, dy në kujdes intensiv
26 maj 2020
| 09:18
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë për trajtim 10 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë nëntë persona. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon: 5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar dy raste të tjera në gjendje të rëndë.